Dy familje nga fshati Kovragë i Istogut janë izoluar për shkak të kontakteve që kanë pasur me punëtoret e organizatës ku ka punuar 22 vjeçarja nga Klina, e cila është infektuar me coronavirus.


Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, i cili ka treguar se gjendja e tyre është e mirë dhe nuk kanë

“Po janë dy familje, para dy ditëve me polici kanë shkuar ekipet i kanë vizituar dhe u është rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi”, tha Osmanaj.

Ai ka thënë se një nga personat e familjes kishte kontakte direkte, kurse një person tjetër indirekte.

Kujtojmë se Komuna e Klinës është në karantinë, kjo me vendim të qeverisë pasi një shtetase italiane që ka punuar atje është identifikuar me koronavirus.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu