I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur në lidhje me zgjedhjet e 6 tetorit shkruan GazetaFlash24.Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se duhet të presim deri në numërimin e çdo vote dhe ta mësojmë rezultatin, e pastaj duhet të diskutojme prape aty ku e kemi lënë me Vetvendosjen.

Për më shumë ndiqeni shkrimin e Isa Mustafës:

Qytetarë të nderuar
Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.
Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.
Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu