Para pak minutash Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për një rast lidhur me coronavirus, shkruan Gazeta Online Insajderi.

Në këtë konferencë ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili njoftoi se një grua shtetase e Britanisë së Madhe, dyshohet të jetë paraqitur me coronavirus.

Mjekët bënë më dije se nëqoftëse rezultatet e analizave dalin pozitive, konfirmohet coronavirusi, QKUK është e mobilizuar me mjetet e nevojshme për trajtimin e këtij virusi.

QKUK ka njoftuar se janë të gatshëm të merren me rastin dhe tashmë procedurat e para, janë ndërmarrë sipas rregullave./Insajderi.com/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu