Dyshohet se një polic ka bërë vetëv’rasje me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në banesën e tij, që ndodhet në rrugën e “Kolashinit” në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Sipas këtyre burimeve, viktima me inicialet D.ZH. rreth 50 vjeçar, ka qenë polic i dalluar dhe ka pasur sjellje të mira.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa viktima ka përdorur arm’ën zyrtare për kryerjen e këtij ak’ti.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por pa sukses.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu