Në këto zgjedhje, koalicioni i quajtur “Liria” i partive opozitare serbe nuk po mund të gjejë një ambient demokratik për ta zhvilluar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.Kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Nenad Rashiq, nuk mund ta prezantojë planin e tij për zgjedhjet e parakohshme në një tubim klasik, siç ndodhë pothuajse me të gjitha partitë e tjera.

Këtë po e bën të pamundur partia e dirigjuar nga Beogradi, Lista Serbe, shkruan Gazeta Sinjali.Rashiq thotë se ai dhe partnerët e tij të koalicionit nuk mund të mbajnë tubime për t’ua treguar serbëve vizionin e tyre. Në një intervistë për Gazetën Sinjali, Rashiq ka treguar arsyet se si po u pamundësohen atyre organizimet e tubimeve në qytetet me shumicë serbe.

“Nuk kemi pasë tubime publike sepse këtu te ne është shumë komplekse të bëjmë tubime publike. Lista Serbe i keqpërdorë informacionet dhe i përdorë pastaj për të bërë presion ndaj atyre njerëzve të cilët janë pjesë e koalicionit, aktivistëve tanë dhe njerëzve që duan të vijnë në tubim.

Dje kemi bërë fushatë, pasi që Rada Trajkoviq ka shkuar atje, por jo tubime. Ne jemi më shumë të organizuar në një punë që të takohemi drejtpërdrejt me qytetarë, jo tubime dhe sende tjera, sepse siç ju thash, nëse dikush bën një tubim normal, kushtimisht po e them normal, kjo mundet me pasë një efekt të kundërt, ku ata persona që janë prezentë pastaj kërcënohen dhe u bëjnë njerëzve shantazh i cili na sjell në një pozitë të rrezikshme

Prandaj nuk i organizojmë ashtu tubime klasike, por thjesht mundohemi t’i takojmë qytetarët”, thotë Rashiq.Partnerët e koalicionit që po provojnë ta fitojnë të drejtën për t’i përfaqësuar serbët e Kosovës janë quajtur “tradhtarë” nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fjalët dhe mekanizmat e Vuçiqit, sipas kreut të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, shkojnë deri në dhunë fizike.“Ai (Vuçiq) thotë që jemi tradhtarë. Nëse janë tradhtarë ata që i mbrojnë interesat e serbëve të Kosovës; nëse janë tradhtarë sepse thonë që ne duhet ta marrim rol në procesin e dialogut dhe pajtimit me popullin shqiptar; nëse thotë tradhtar sepse jam qe 18 vjet në institucionet e Kosovës dhe që kam qenë ministri më i devotshëm që kam punuar për të gjithë pa dallim; nëse thotë ai që në atë aspekt jam tradhtar, atëherë unë jam tradhtar.

Në anën tjetër, ai nuk thotë vetëm fjalë, ata kanë përdorur të gjitha mekanizmat tjerë zyrtare dhe jozyrtare që ta marrin një fitore këtu dhe kjo vjen deri në absurd, ku jo vetëm që kemi shantazhe, kërcënime, por kemi poashtu edhe dhunë fizike në fund të fundit. Do të thotë që këto fjalë që ai i thotë, i realizon përmes mekanizmave të ndryshme. Aty është problemi kryesor”, thotë Rashiq.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu