Një lajm i hidhur vjen nga Kroacia, teksa ish-lojtari i Hajdukut të Splitit, Ivo Tomas, ka ndërruar jetë para pak ditësh.

Sipas mediave kroate 26-vjeçari ka vrarë veten, në kushte të cilat ende nuk dihen.

Pavarësisht dyshimeve për vetëvrasje, kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, dhe policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Ivo Tomas e nisi karrierën e tij me të rinjtë e Hajduk Split në 2007, me të cilët qëndroi deri në vitin 2015, duke u aktivizuar edhe në 29 ndeshje, ku shënoi 4 gola.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu