Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është publikuar u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Francë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Strasburg. Mediat franceze referuar informacioneve nga autoritetet theksojnë se shqiptari u qëllua me dy plumba, në kokë dhe në zemër duke i marrë jetën në vend.

Për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë. Por dëshmitarët kanë qenë të shumtë në rrugë që i kanë parë duke u larguar në këmbë dhe më pas me një makinë, të cilën e dogjën.

“Dy persona rreth 30- vjeç po kërkohen, njëri ishte qitësi, tjetri shoferi sepse të dy ishin në një automjet” thanë autoritetet franceze.ImageFoto e publikuar nga mediat ne France

Dëshmitë nga personat që ishin pranë vendit të ngjarjes ishin të shumta. “Unë pashë një burrë të shtrirë në tokë. Unë parkova në orën 09:15 të mëngjesit, pashë në anën tjetër të rrugës një burrë të shtrirë në tokë dhe tre mjekë të cilët po përpiqeshin ta ringjallnin atë” tha një i ri që pa skenën e krimit.

“Dëgjuam të shtëna armësh“, tha një tjetër dëshmitar “gjithçka ndodhi shumë shpejt“, shtoi një tjetër.ImageFoto e publikuar nga mediat ne France

“Pasi dëgjova një zhurmë të madhe – mendova se kishte rënë një paletë, por një person erdhi dhe na tha “Mos dilni, ka një vrasje, u qëllua dikush” tha një tjetër punëtor, ndërmarrja e të cilit ndodhet në afërsi të vendit ku ndodhi vrasja.

“Policia më thirri të më kërkonte pamjet e kamerës së vendosur në parkingun tim“, tha një tjetër person, institucioni i të cilit mbikëqyr vendin e krimit.ImageFoto e publikuar nga mediat ne France

“Për fat të keq, ne nuk shohim asgjë në pamje” tha ai.  “Kjo është hera e parë që diçka e tillë ndodh në lagje. A jam i shokuar? Fatkeqësisht nuk ka gjë më të madhe që më shokon sot” tha ai.

Sipas informacioneve të mediave franceze shqiptari mund të jetë vrarë për larje hesapesh mes bandave.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu