Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të qartë edhe njëherë se tarifa prej 100% ndaj mallrave serbe do të hiqet, duke u zëvendësuar kështu me masën e reciprocitetit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, Kurti ka thënë se shumë shpejt do të fillojmë që të përgadisin Doganat e Kosovës për një vendim të tillë, shkruan Gazeta Blic.

Tutje, Kurti thotë që pret nga Serbia që të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu