Boris Johnson bëri paraqitjen e tij të parë publike këtë vit, ndërsa dënoi sulmet e pamatura dhe të rrezikshme të raketave në dy baza ushtarake në Irak.

Kryeministri britanik tha se nuk kishte pasur viktima pas sulmit nga Irani në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, shkruan Metro, përcjell GazetaBlic.Johnson u përfshi në një debat të tensionuar me Jeremy Corbyn në lidhje me përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësi në largim i Partisë Laburiste akuzoi kryeministrin britanik se nuk ka arritur të ndalojë me forcë Donald Trump për urdhërimin e vdekjes së Soleimani.
Johnson hapi seancën duke folur për Qasem Soleimani, ku tha: “Ai njeri ka pasur gjakun e trupave britanik në duar.”Ai tha se Qasem ishte përgjegjës për armatosjen e grupeve përreth Lindjes së Mesme, të cilët kishin vrarë civilë të panumërt të pafajshëm në Siri dhe Jemen.

“Unë mendoj se njerëzit më të arsyeshëm do të pranonin që Shtetet e Bashkuara kanë të drejtën të mbrojnë bazat dhe personelin e saj”, vazhdoi Johnson.Kryeministri tha se Gjeneral Soleimani kishte furnizuar me pajisje eksplozive terroristët, me të cilat ka frikë se i vranë trupat britanik.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu