Koalicioni qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të arrihet vetëm sipas rregullave që i përcakton kjo e fundit.

Kështu të pakten beson se do të ndodh ish-themeluesi i LDK-së dhe profesori univerzitar Milazim Krasniqi.

Sipas Krasniqit, pas takimit që sot delegacioni i LDK-së e zhvilloi në Berlin me ambasadorin e SHBA-së Richard Grenell, LVV duhet të lexojë mirë mesazhin, “nëse vërtet e ka nijet ta formojë qeverinë.”

“Qaq sa marr vesh unë, kjo do të thotë se koalicioni LVV-LDK mund të arrihet vetëm sipas rregullave që i përcakton LDK-ja. Pra, LDK-ja në asnjë variant nuk do të jetë patericë e LVV. Këta burrat që paskan dalë deri në Berlin, janë krahu i fortë i LDK-së”, u shpreh Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu