Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të vendosur gjendjen emergjente të shëndetit publik.

Pasi janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka kërkuar kryeministrit, Albim Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik”, ka njoftuar ministri Vitia.

Gazeta Express mëson se tanimë është marrë vendimi.

Janë nëntë raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu