Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga sot pasdite, do të ketë reshje bore.

Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti ka thënë se janë të gatshëm me të gjitha kompanitë për mirëmbajtje rrugësh.

“Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, që nga sot pasdite do të kemi ndryshim moti dhe rënie të temperaturash të përcjella me reshje.

Komuna e Prishtinës i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, të cilat do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet e tyre.

Ato do të kujdesen që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, në rast të reshjeve të borës dhe nga ngricat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta.

Megjithatë, kujdes gjatë qarkullimit!

Qendra e thirrjeve: 080012233; 080012244″ thuhet në njoftim.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu