Të infektuarit e parë me koronavirus në Kosovë, janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së, transmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, gjendja e tyre shëndetësore në këto dy ditët që kur është lajmëruar se Kosova është prekur nga kjo epidemi, po vazhdon të jetë stabile.

Këtë e ka bërë të ditur Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, i cili tregoi se gjendja shëndetësore e pesë pacientëve të infektuar me koronavirus që po trajtohen në këtë klinikë, është stabile.
“Nuk kanë nevojë për terapi shtesë, përveç atyre që merren, ky i moshuari 77 vjeçar herë pas here ka nevojë për oksigjen. Ndërkaq, 4 personat tjerë nuk kanë nevojë në këto momente për terapi shtesë dhe oksigjen”, tha Krasniqi për RTV21. Deri tani në Kosovë pesë raste janë konfirmuar me koronavirus.

Më 13 mars komuna e Vitisë dhe Klinës janë vendosur në karantinë, ndërsa mbrëmë edhe komuna e Malishevës, pas konfirmimit të rastit të parë, ku është raportuar se një grua është prekur nga ky virus vdekjeprurës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu