Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja kanë bërë homazhe në Prekaz, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, prej ku kanë kujtuar Adem Jasharin dhe familjen e tij, shkruan Gazeta Metro.

Osmani ka thënë që sot kanë ardhur për të nderuar sakrificën e komandantit legjendar, Adem Jashari i cili u flijua së bashku me familjen që sot ne ta gëzojmë lirinë.

“Ishim së bashku me kryeministrin, me anëtarët e qeverisë së Kosovës për të nderuar në këtë 12 vjetor të pavarësisë sakrificën e familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari që u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë

Për shtetin tonë është Prekazi ky vend që dëshmon atdhedashurinë dhe asaj se si duhet vendi, dritë udhërrëfyese për punën tonë dhe për brezat e ardhshëm”, tha ajo.

Ndërsa Kurti, ka thënë se kjo familje do të kujtohet gjithmonë me mall, por edhe me krenari.

”Bashkë me kryepalamentaren zonjën Vjosa Osmani, sot erdhëm në Prekaz në kryeqytetin e kryengritjes së qëndresës, për të kujtuar familjen Jashari, babën Shaban me nënën Zahiden, Ademin e Hamzën, gjithsej 59 veta që luftuan e u sakrifikuan në këtë ngjarje të jashtëzakonshme që sot njihet si epopeja e UÇK’së. I kujtojmë me mall, e pikëllim por edhe me shumë krenari”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kosova sot feston vitin e 12’të si shtet i pavarur dhe demokratik.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu