Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nol Nushi ka folur lidhur me punësimet e familjarëve e të të afërmëve të figurave kyce të ish-partisë së  tij nëpër zyra publike.  

I ftuar në InDoks, ai ka thënë se nuk e kanë befasuar veprimet e pushtetit të Albin Kurtit. E vetmja gjë që e ka befasuar është shpejtësia e të marrit vendime të tilla.

Nushi, tani sekretar në Partinë Socialdemokrate të Kosovës thotë se paralajmëruan se partia e Kurtit, do të korruptohet, do të punësojë familjarë e do të bëjë kompromise.

“Ata (Vetëvendosje) thonë se tezaku im është ma i mençur se sa dikush tjetër, nipi im është më i kualifikuar se AAK-së i PDK-së apo LDK-së, për veprime të njëjta kanë shpjegime të ndryshme se çka bëjmë ne është mirë e qka bëjnë të tjerët është keq është e rrezikshme e qet një standard moral që është i gabueshëm i rrezikshëm e i dëmshme ky është problemi i kësaj qeveri, të militantëve vjen edhe prej faktit se kanë numër të madh të deputeteve e nuk kanë telashe ë brendshme se cilat parti cilin të punësoj, tash cili deputet cilin nip e dajë po e punëson kemi me pa që nuk ka me u ndalë”, është shprehur Nushi.

 Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme që janë pjesë e Vetëvendosjes nuk janë të aftë të kryejnë punë. Por, ata punësohen për t’iu mbyllur gojën.

“Për fatin e mirë e atë keq i njohin shumicën prej tyre, nuk po du mi hy në hak askujt se shumica nuk janë nivel me shërby si këshilltarë por kjo është përfitim i të qenurit qeveri, sepse janë mbi 600-700 pozita që do të emërohen, bukflalisht të rehatohen me një pagë të shuhen pakënaqësitë, do të ketë tensione, të cilat janë formë e shantazhit ato do të realizohen përmes punësimeve të ndryshme në aparatin shtetërorë nuk është se Kurti apo ministrat e Kurtit marrin këshilltarë me i pyt diçka, po me iu mbyll gojën në parti”, tha ai.

Dokumentari i plotë:

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu