Justin Bieber, është diagnostifikuar me sëmundjen ‘Lyme‘. Sëmundje, kjo që shkaktohet nga një bakterie dhe transmetohet tek njerëzit përmes kafshimit të rriqrave.

Këngëtari 25-vjeçar, publikoi një imazh në Instagram ku tregoi se vuan nga kjo sëmundje, shkruan DailyMail, përcjellë GazetaBlic.

Shumë njerëz vazhduan të thoshin se Justin Bieber duket si m*t me pamjen e re, por ata nuk arritën ta kuptojnë që jam diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen Lyme, kam pasur një rast serioz të mono kronike e cila ndikoi në funksionimin tim, të lëkurës, të trurit , energjia dhe shëndeti i përgjithshëm. Këto gjëra do të shpjegohen më tej në një seri dokumentari që po vendos në YouTube së shpejti .. ju mund të mësoni gjithçka që unë kam qenë duke u ndeshur dhe mbingarkuar deri më sot !! Kanë kaluar disa vjet me këtë sëmundje,  marrja e një trajtimi të duhur do të ndihmojë në trajtimin e kësaj sëmundje deri tani të pashërueshme,  unë do të kthehem më mirë se kurrë’, tha këngëtari në këtë postim duke bashkangjitur edhe imazhin më poshtë.

Justin, kur doli në publik fshehu fytyrën derisa doli me gruan Hailey Baldwin në Beverly Hills. Mononukleoza, është një sëmundje infektive që zakonisht shkaktohet nga virusi Epstein-Barr (EBV),  quhet mono ose ‘sëmundja e puthjes’. Shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj EBV – pjesë e familjes së virusit herpes – por kjo jo gjithmonë çon në Mono.

Artisti i njohur, tregoi se ishte ndjerë në depresion të rëndë për pjesën më të madhe të vitit 2019, por nuk kaloi më vonë gjatë vitit që mjekët e tij e kuptuan se vuante nga sëmundja ‘Lyme ‘, burime që e shikuan paraprakisht dokumentarin tregojnë për ‘TMZ‘.

Është e paqartë, saktësisht se kur Bieber filloi të këtë kontakt me këtë me sëmundje e cila gjithashtu prek Bella Hadid, Shania Twain dhe Avril Lavigne.

Simptomat më të zakonshme të sëmundjes janë ethe, dhimbje koke, lodhje dhe një skuqje e lëkurës e quajtur eritema migrans. Sëmundja zakonisht mund të mjekohet me disa javë me antibiotikë oral. Por nëse lihet e patrajtuar, infeksioni mund të përhapet në nyje, simptoma të zemrës dhe nervave dhe të jetë vdekjeprurëse. Në dokumentarin e ri që Justin do e publikoi, thotë se ai ishte ‘i pa diagnostikuar ’për pjesën më të madhe të vitit 2019.

Në shkurt, njerëzit kishin raportuar që ylli po merrte trajtim për depresionin. Justin, muaj më parë u largua edhe nga rrjetet sociale.

/GazetaBlic./

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu