Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përfundim të numërimit të të gjitha votave në nivel vendi.

Numërimi ka përfunduar edhe në komunën e Skënderajt, bastion i PDK-së ku kjo parti fitoi edhe këto zgjedhje bindshëm.

Në garën për deputet nga PDK-ja kishte 16 kandidatë nga kjo komunë.
Lajmi.net merr vesh se Mërgim Lushtaku, djali i ish-kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku ka marrë 6 mijë e 500 vota në këtë qytet.

Nuk dihet nëse këto vota dhe ato që Lushtaku ka marrë në qytetet tjera do të jenë të mjaftueshme që ai të hyjë përsëri në Kuvend.Në mandatin e fundit, Lushtaku ishte pjesë e legjislaturës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu