Ka shkuar në nëntë, numri i të prekurve nga virusi korona në Kosovë.

Një pistë e re u hap sot, pasi deri tani vetëm tri qytete kishin raste me të prekur, ishin Vitia, Klina dhe Malisheva, ndërsa nga sot u shtua edhe një qytetar nga Podujeva, shkruan Ballkani.info

Por më saktësisht 62 vjecari i infektuar ishte nga fshati Dumnicë e Podujevës dhe kishte ardhur nga Italia para 10 ditësh.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik.

Ky vendim është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi i Qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi.

Ndërsa sipas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik.

Sot janë konfirmuar 4 raste të reja me coronavirus në Kosovës duke çuar në 9 numrin total të të prekurve me coronavirus.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu