Irani ka ngritur për herë të parë në histori, flamurin e kuq mbi qytetin e shnjtë, i cili simbolizon luftën, transmeton Gazeta Metro.

Për herë të parë në histori, Irani ka ngritur flamurin e kuq të luftës mbi një nga xhamitë më të shenjta të vendit.

Flamuri u ngrit të shtunën mbi xhaminë Jamkaran në periferi të qytetit iranian të Qom, kjo paraqitje është një përgjigje ndaj vrasjes së terroristit iranian Qassem Soleimani, udhëheqës i Forcave ‘Quds’ të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Kjo është hera e parë në historinë e xhamisë që ka ngritur një flamur të kuq, raporton ‘New York Daily News’.

Flamuri i kuq qëvalvitet në një nga minar et e xhamisë, është një simbol për gjakun e derdhur dhe një thirrje për hakmarrje në fenë Islam të sektit Shia.

Aty ku u ngrit flamuri është po aq i rëndësishëm sa kuptimi i tij i natyrshëm. Qom -dhe zona përreth tij është vendi i disa faltoreve të rëndësishme për myslimanët shiitë, dhe shërben si një qendër kryesore e mësimit fetar për këtë sekt.

Shikoni flamurin që po ngrihet në videon më poshtë.

Zgjedhja për të ngritur flamurin flamurin në këtë zonë mund të ketë një kuptim tjetër, qyteti Qom, ndodhet vetëm 20 milje larg nga një prej objekteve të pasurimit të uraniumit në Iran.

Soleimani u vra pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit në Irak të premten herët. Vetura e tij u shënjestrua dhe u shkatërrua nga një dron ‘MQ-9 Reaper’.

Nndërsa Irani, ka thënë se kjo vrasje nuk do të kaloj në qetësi, dhe së është betuar për hakmarrje.

Ngritja e flamurit të kuq, në afërsi të një objekt të pasurimit bërthamor mund të jetë një mesazh kërcënues nga Irani për asgjësimin e Izraelit dhe Amerikës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu