Nga një incident i armatosur në fshatin Abensberg të Bavarisë së Poshtme ka mbetur i vde’kur një person dhe një tjetër është pla’gosur rëndë.

Siç ka shkruar fillimisht gazeta gjermane “pi-news.net”, thuhej se personi i vr’arë dhe i plagosuri ishin të nacionalitetit serb dhe se ishin sul’muar nga dy shtetas nga Kosova.

Megjithatë gazeta tjetër gjermane “BILD”, jep një version tjetër të ngjarjes dhe raporton se personi i vr’arë është kosovari me inicialet Fatos. L (39 vjeç) dhe ka mbet i pla’gosur rëndë vëllai i Fatosit.

Në adresë të Gazetës Express ndërkohë kanë ardhur informacione nga kosovarë që jetojnë në qytetin e Abensberg duke thënë se bëhet fjalë për dy kosovarë, njëri që është pla’gosur dhe tjetri që është vr’arë.

Ndërkohë është përcjellë edhe një njoftim në facebook i një familjari i cili ka thënë se kanë marrë lajmin për vde’kjen e Fatos Lumit, emër ky që koincidon me inicialet e dhëna nga gazeta gjermane BILD.

Gazeta Express ka kontaktuar me Sejdi Oruqin i cili ka edhe lidhje familjare me të ndjerin Fatos Lumi.

Ai ka konfirmuar se edhe vëllai i Fatosit, Hakiu është i pla’gosur rëndë.

“Po ka ndodhur një vr’asje. Edhe vllau i Fatosit, Hakia është i pla’gosur rëndë. Fatosi ka vde’kur menjëherë”, ka thënë Oruqi për Express.

Dyshohet ndërkohë se edhe autorët e vra’sjes dhe pla’gosjes janë nga Kosova.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu