Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të publikojë sonte në orën 19 mostrat e 70 personave që janë marrë për t’u testuar nëse janë prekur nga koronavirusi. Në mesin e tyre dy raste janë më të rënda për të cilat dyshohen se mund të kenë COVID-19.

Në orën 19 do të dihet nëse numri i të prekurve në Kosovë do të mbetet 5 me koronavirus. Në mbrëmjen e sotme dalin rezultatet edhe të 70 personave që u janë marrë mostrat për të vërtetuar nëse janë prekur me COVID-19. Në mesin e personave që janë testuar janë ata që kanë qëndruar me pesë pacientët që kanë dalë se kanë virusin koronë.

Burime të Express kanë thënë se në mesin e 70 personave te dy janë të theksuara më shumë simptomat e virusit dhe mund të dalin pozitiv.

Ndërkohë, deri më tash, janë konfirmuar pesë raste, në tri qytete të ndryshme, të cilat kanë hyrë në karantinë.

Malisheva është qyteti i tretë i karantinuar pas Klinës dhe Vitisë.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia e Serbia.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit. Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Ndërkohë, Fahri Beqa, mjek internist dhe kardiolog ka treguar se deri dje në Gjermani ishin diagnostikuar 4 mijë e 150 raste me koronavirus. Prej tyre kanë vdekur 8 persona të gjithë të moshuar dhe që kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore. 46 pacient janë shëruar.

Eksperti i shëndetësisë publike, Fahri Beqa, që punon prej 12 viteve në Berlin, ka thënë se shumica e pacientëve në Gjermani s’kanë pasur nevojë për mjekim spitalor pasi COVID-19 ka qenë i lehtë.

“Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i semundjes ka qenë i lehtë”, ka shkruar Beqa.

Megjithëkëtë, mjeku kosovar ka shkruar se bazuar në të dhënat statistikore në Gjermani do të preken deri në 70 për qind e popullësisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu