Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se deri tani nuk është regjistruar asnjë rast i prekur me koronavirus në Kosovë dhe se ka përforcuar masat për monitorimin dhe parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, IKSHP’ja ka bërë thirrje që çdo rast i dyshimtë i sëmundjes të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe drejtëpërsëdrejti në IKShPK.

“Janë ngritur ekipe në të gjitha QKMF- t e Kosovës në gjendje gadishmërie që për çdo rast të dyshimtë të udhtarëve që hyjnë në Kosovë përmes kufijve tokësor do ti vizitojnë menjeherë dhe rekomandojnë për hapat e mëtutjeshëm të procedurave mjekësore sipas Planit të Gadishmërisë se Institutit Kombëtar”, thuhet në komunikatë.

Ky institucion ka bërë me dije se në rast të paraqitjes së rastit të parë dhe fillimi i rritjes së numrit të rasteve kanë përpiluar tashmë Planin e kontingjencës dhe planin e Gadishmërisë dhe reagimit për 2019-nCoV është ndërtuar në bazën e pesë pjesëve të lidhura ngushtë mes veti me qëllim të vetëm – menaxhimin e drejtë të rasteve.

“Instituti Kombëtar do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Agjensionin e Emergjencave dhe OBSh-në për ecurinë epidemiologjike të Novel Coronavirus (2019- nCoV) në Republikën e Kosovës. Situata epidemiologjike me koronavirus në botë (sipas ECDC: 7 Shkurt 2020)”, njofton IKSHP’ja.

Ndryshe, në nivel global janë raportuar gjithsej 31.503 raste të konfirmuara me 2019 nCoV me 638 raste. Në Kinë gjithsej 31.217 raste të konfirmuara me 637 vdekje. Jashtë Kinës janë raportuar 286 raste me një rast vdekje në Filipine. Në Europë janë raportuar 31 raste me koronavirus të konfirmuar në Gjermani, Francë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë, Rusi, Finlandë, Spanjë dhe Suedi./FaktePlus

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu