Imami nga Shkupi Bedri Lika i cili njihet për deklaratat e tij skandaloze që jep në ligjeratat në xhami para dhjetra njerzish, së fundi ka thënë se edhe muzika është ‘haram’ dhe kush e praktikon atë duhet t’i thyhet mjeti me të cilin po e dëgjon, shkruan Gazeta Metro.

Bedri Lika, një hoxhë shqiptar i njohur në Shkup ka bërë thirrje ‘mesjetare’ kundër atyre që dëgjojn muzikë, madje edhe në shtëpitë e tyre.

Ai gjatë një ligjerate në xhami thotë së muzika në Islam është e ndaluar.
“Nëse dikush është duke dëgjuar muzikë në shpi të vet, ti si mysliman ke të drejt të hysh në shtëpinë e tij dhe t’aa thyesh radion, pasi në islam muzika është haram”, kithe thënë hoxha para personave që po e dëgjonin në xhami./gazetametro.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu