Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se zyrtari policor që kreu vrasjen në Gjilan, Vllaznim Hamdiu, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ekipës së tij të mbrojtjes së afërt.

Gazeta Express ka raportuar më herët se në sytë e djalit rreth 20-vjeçar, zyrtari policor Vllaznim Hamdiu dyshohet se e vrau Lulzim Spahiun mëngjesin e sotëm në rrugën ‘NATO 99’, të Gjilanit. E gjitha ngjarja sipas familjes së viktimës besohet se ka ndodhur pas një aksidenti trafiku të shkaktuar paraprakisht nga i ndjeri.

“Përkundër që ne e dënuam vrasjen e një qytetari nga ana e një polici, bëmë thirrje për organet e rendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe sqaruam që polici në fjalë, asnjëherë nuk ishte pjesë e ekipit tim të mbrojtjes së afërt, disa mediume, të shtyrë nga propaganda e politikës së ndarjes, vazhdojnë ta etiketojnë dorasin si person të afërt me emrin tim”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Haradinaj pretendon se qëndrimet e tij politike kanë bërë që të vijnë shpifje të tilla për emrin e tij.

“Qëndrimi i palëkundur kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër pazareve të errëta të këmbimit të territoreve, po vazhdon t’i pengoj shpifësve dhe propaganduesve, që në emër të informimit, qëllimshëm shpërndajnë dezinformata dhe të pavërteta, duke etiketuar emrin tim”, ka shtuar ai.

“As kjo përpjekje dhe as njollosjet e mëhershme dhe as të tjerat që mund të vijnë, nuk do të na ndalin, që në çfarëdo detyre institucionale, ta mbrojmë Kosovën nga copëtimi dhe nga pazaret e një grusht profiterësh”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu