Kandidati për deputetë nga radhët e PDK-së, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se koalicioni PDK-LDK do të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve.
Kuçi ka thënë se mund të preken aktivistët e LDK’së, por çdo marrëveshje eventuale me Serbinë pa PDK dhe LDK’në nuk mund të ndodhë, e për këtë thotë se edhe koalicioni do të bëhet.

Ai thotë se se partitë tjera nuk po kanë ide politike dhe merren me PDK dhe Hashim Thaçin duke i përmendur gjatë gjithë fushatës.

“Preken LDK-ja, por çdo marrëveshje eventuale (me Serbinë) që synohet pa këto dy parti, e ka shumë gabim”, ka thënë Kuçi në Interaktiv.

“Vijat e kuqe të partive të tjera i kanë si pasojë e mungesës së ideve politike. Hiqja PDK-në dhe Hashim Thaçin prej fjalorit, çka do të thonë. Pyetni, a kanë program. Nëse duan të jenë kundër PDK-së, le ta bëjnë një OJQ e ta lënë politikën”, ka thënë Kuçi.

Tutje Kuçi ka thënë se në PDK i marrim për bazë shumë sondazhet, të cilat këtë parti nuk e nxjerrin fituese.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu