Reperi i njohur Gjiko sot po feston ditëlindjen.

Artisti i suksesshëm shqiptar ka mbushur 29 vjet dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar as urimet e shumta për të, në mesin e tyre edhe nga bashkëshortja e tij, Elita Rudi.

Por, Gjiko nuk u mjaftua me kaq, ai i ka bërë vetës një dhuratë super luksoze të cilën e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gjiko ka treguar se është bërë pronar i një makine të tipit “Porsche cayenneS”.

“Lumturi është era e një makine të re, urime ditëlindja Gjiko, 29”, ka shkruar reperi sipër imazhit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu