Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në Dragobil të Malishevës.

Rasti ka ndodhur pak para mesnatës në rrugën “Ahmet Paçarizi, në fshatin Dragobil, ku janë përfshirë në një rrahje 9 persona.

Komandanti i Policisë në Malishevë, Azem Krasniqi ka thënë se vrasja ka qenë spontane, dhe se deri më tani kanë arritur t’i arrestojnë 7 persona, nga 9 gjithsej sa ishin të përfshirë.

“Të gjitha njësitë relevante, të cilat janë të nevojshme për ta ekzaminuar ngjarjen e kanë kryer punën e tyre, dhe gjithashtu kemi punuar për të zbuluar të dyshuarit. Pas kompletimit të informatave kemi kuptuar se kanë qenë të përfshirë nëntë persona, dhe për një kohë të shkurtër kemi arritur t’i arrestojmë shtatë të dyshuar. Një i lënduar tjetër është në trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

Krasniqi ka thënë gjithashtu se viktima ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga një mjet i prehtë.

“Viktima është 19 vjeçar, me iniciale A.SH, pas plagëve të marra nga një mjet i prehtë ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu