Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se i vlerëson përpjekjet profesionale dhe insistuese të ish-presidentit Ibrahim Rugova për pavarësinë e Kosovës.

“Sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj. Një dekadë më vonë në Kuvendin e Kosovës Rugova zgjidhet president i Kosovës kësaj radhë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe profesionale, angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë ai.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ishin për të bërë nderime te varri i ish-presidentit Rugova dhe për të ndërruar kontributin e tij.

***

Me aktivitete të ndryshme do të shënohet 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Por padyshim se shumë ndryshe do të jetë kjo ditë edhe për kryeministrin e ri të vendit, Albin Kurti.

Prej ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, seancës solemne të Kuvendit, dita zyrtare shtetërore e Kurtit do të vazhdojë edhe me homazhe gjithandej vendit.

Por sot do të jetë edhe hera e parë që Kurti do të bëjë homazhe tek varri i ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Deri më sot Kurti asnjëherë nuk ka bërë homazhe tek varri i Rugovës, por në  bazë të paralajmërimeve të agjendës qeveritare, Kurti do të jetë tek varrezat e Velanisë sot në ora 10:30.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu