Duket se dimri është afruar.

Është fillimi i vjeshtës por në pjesë të Amerikës Perëndimore duket si mesi i dimrit.

Mbi 120 cm borë ra në disa zona, duke sjellë mbylljen e autostradave dhe aks-idente të shumta rrugore.

Në Montanën e mbuluar nga një shtresë bore 60 cm të trashë, u shpall gjendja e emer-gjen-cës.

Mbrëmjen e së dielës temperaturat u ulën në -6.6 gradë celsius, një vlerë rekord kjo për muajin shtator.

Reshje të dendura bore pati edhe në Kaliforni, Nevada, Oregon dhe Idaho.

Ekspertët thonë se bora në disa pjesë të rajonit nuk është e pazakontë në muajin shtator, por ajo që befason është sasia e saj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu