Ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka kërkuar falje në lidhje me incidentin që kishte pasur para disa ditëve me gazetarin, Ensar Ramadani, transmeton Gazeta Metro.

I ftuar në ‘Info Grand Prix’, Shala ka sqaruar rastin që kishte ndodhur në Qendrën Klinike Universitare, me ç’rast kishte pasur një konflikt verbal me gazetarin, të cilit i ka kërkuar falje edhe publikisht.

‘Ka ndodhur në një natë të caktuar pas një incidenti tragjik, ku ka ndodhur një tentim vrasje ndaj mikut tim më të ngushtë, unë gjatë arritjes sime në QKUK, kam hasur në një person të cilin deri në atë moment nuk e kam ditur që është gazetar dhe me tendencën që të kursejë familjen e shokut tim të cilët ishin të traumatizuar në atë moment dhe nuk e dinin nëse është gjallë apo jo djali i tyre, kam kërkuar nga personi i cili nuk ka pasur mjet identifikues që është gazetarë, që të mos incizoj dhe të kursejë familjen në atë situatë, dhe ka ndodhur incidenti verbal për të cilin edhe unë i kam kërkuar falje edhe gazetarit në fjalë dhe e shfrytëzoj rastin t’i kërkoj përsëri falje pasi që nuk është dashur të ndodhë dhe në momentin kur unë e kam kuptuar se është gazetar, përsëri jam kthyer te ai dhe i kam thënë se po në qoftë se do të ishte prezantuar si gazetar unë do t’i ndihmoja dhe do t’ia lehtësoja punën e tij ashtu siç jam sjellur gjatë gjithë veprimtarisë sime me gazetarë’, ka thënë Shala. 

Më 17 dhjetor të këtij viti,gazetari i ‘IndeksOnline’ kishte raportuar në polici se ishte sulmuar nga ministri Shala, i cili kishte rrëfyer se derisa ishte duke përcjellur një rast të plagosjes në QKUK, ishte sulmuar fizikisht nga ana e ministrit në detyrë, pasi që gazetari e kishte fotografuar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu