Grupmoshat U18 dhe U16 në basketbollin Kosovar, skuadrat Rahoveci – Golden Eagle Ylli, kanë zhvilluar takimet e tyre sot në qytetin e Rahovecit.

Rezultati i gjeneratës U18 ndërmjet Rahovecit dhe Yllit u mbyll në 73-61, ndërkaq ajo e U16 në 49 – 71, shkruan Reporteri.net.

Por, sot nuk kishte rëndësi fare rezultati i këtyre takimeve, pasi një grup i njerëzve kishin sulmuar lojtarët e klubi të Golden Eagle Ylli nga Suhareka, që kishin zbarkuar në Rahovec për të zhvilluar takimet e tyre.

Ndërsa, skuadra e Golde Eagle Ylli ka reaguar menjëherë për incidentin e ndodhur sot, ku një grup njerëzish i sulmuan lojtarët nga Suhareka dhe dëmtuan gomat e mjetit transportues të grupmoshave të reja.

Kujtojmë se ky nuk është incidenti i parë që ndodhë mes këtyre dyja skuadrave, pasi rivaliteti i tyre është i madh dhe shumë shpesh sjellë edhe rreziqe për tifozët, madje edhe për lojtarët.

Më poshtë e keni komunikatë zyrtare të lëshuar nga klubi i Yllit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu