Aktorja e “Captain America” ka mbytur nënën e saj.

Aktorja e njohur e mbyti nënën e saj me thikë, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Mollie Fitzgerald, e cila kishte një rol të vogël në “Captain America: The Avenger The First” akuzohet se ka goditur me thikë nënën e saj në Kansas.

Fitzgerald u arrestua të martën nga policia në Olathe, Kansas dhe thuhet se akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.

Arrestimi vjen pasi policët gjetën nënën e saj 68-vjeçare, Patricia, të vdekur në shtëpi më 20 dhjetor, nga plagët që ia kishte shkaktuar thika.

Policia thotë se çështja mbetet nën hetim, por ende nuk ka dhënë detaje shtesë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu