Sagës së transferimit të Jadon Sancho në Manchester United i erdhi fundi, raporton Insporti.

Transferimi i Sanchos në Manchester United, i nisur verën e kaluar ka përfunduar.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i The Guardian, Fabrizio Romano i cili ka njoftuar se është arritur marrëveshje mes Borussia Dortmundit dhe Manchester United për transferin e 22 vjeçarit anglez.

“Marrëveshje e konfirmuar mes Borussia Dortmundit dhe Manchester United për Jadon Sancho”.

“90 milionë euro me bonuse, pagesat e agjentit dhe kontrata me lojtarin është arritur deri në vitin 2026”.

“Vetëm testet mjekësore pastaj do të bëhet zyrtare”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu