Një rast i tillë vështirë se është parë ndonjëherë.

Sidomos në rastet kur ka të bëj me ndarjet e çifteve ose bashkëshortëve.

Por, një grua 42 vjeçare nga Turqia vendosi të bënte ndryshe.

Çilem Urkerler, nga Adana e festoi me tupana ndarjen nga burri i saj pas një procesi gjyqësor që zgjati dy vjet.

Ajo mblodhi shoqërinë e saj dhe e gëzoi këtë moment.

Urkerler ishte e martuar për 18 vjet dhe është nënë e dy fëmijëve.

Sipas raportimit të mediave turke deri tek divorci erdhi pas problemeve ekonomike.

Rasti ka ndodhur para dy ditëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu