3 anëtarë të një familje kanë vdekur gjatë ditës së djeshme në Shqipëri, më konkretisht në Gjirin e Lalzit, ndërsa sipas raportimeve të para, shkaktar mendohet të jetë helmimi nga kërpudhat.

Por, përveç kësaj, i çuditshëm është fakti që ka ngordhur edhe qeni i cili nuk ka ngrënë kërpudha.

Kështu kanë deklaruar familjarët e tre të vdekurve në një konferencë për media ku kanë folur edhe për neglizhencë të mjekëve në Shqipëri.

“Familja ka shkuar në shtëpi të vetë. Ajo është shtëpia jonë, babi është me dokumenta edhe shtetas i Shqipërisë. Ata janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese për neve dhe e papërballueshme është neglizhenca e mjekëve. Tre pacientë me shku me të njejtin simptomë dhe me u kthy në shtëpi me barna, nuk është adekuate. Pra pa analiza pa kurfar përkushtimi me e liru pacientin në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek. Ndërsa është e dyshimtë se edhe qeni ka ngordhur, ndërsa ai nuk ka konsumuar këpurdha, ai i ka ngrënë ushqimet e veta ndërsa është e dyshimtë se si ka ndodhur kjo”, ka treguar djali i viktimave.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu