Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk ishte pjesë e Kombëtarës së Zvicrës në dy ndeshjet e fundit, kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.Shaqiri kishte kërkuar të mos jetë pjesë më e Zvicrës me arsyetimin se kishte për qëllim të fokusohet tek klubi anglez.Por çështja po duket më serioze.

Trajneri Vladimir Petkoviq, dhe drejtori sportiv Pierluigi Tami, kanë caktuar takim me Xherdanin për ta qartësuar situatën.Raportimet e fundit të mediave zvicerane, mesfushori shqiptar dëshiron që të mbajë shiritin e kapitenit te Zvicra dhe këtu qëndron thelbi i problemit.Më herët është folur për një konflikt mes tij dhe kapitenit aktual, Granit Xhaka, lidhur me mbajtjen e shiritit të kapitenit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu