Një fotografi e montuar po qarkullon në rrjetet sociale të Internetit në të cilën bëhet referencë me ngjarjen e fundit që u realizua javën e kaluar në të cilën Britania e Madhe doli nga Bashkimi Evropian zyrtarisht.

Në fotografinë e fjalë duket harta e Republikës së Kosovës, por pa rajonin e Drenicës që përfshin komunën e Drenasit dhe atë të Skënderajit.

Poshtë shkruan “Drenicxit” për të dhënë ndoshta idenë se pas fitores së Kurtit, drenicakët duan shkëputjen e tyre të plotë nga Republika e Kosovës, shkruan Periskopi.

Nuk është bërë e ditur nëse do të mbahej ndonjë referendum apo peticion për një gjë të tillë, por dihet se në rajonin e Drenicës, Lëvizja Vetëvendosje që do të bashkëqeveris me LDK-në nuk ka mbështetje të madhe.

Sidoqoftë, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, z.Kurti premtoi se do të ishte kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh nëse e kishin votuar apo jo që lë të nënkuptohet se drenicakët nuk duhet të kenë frikë nga diskriminimi i mundshëm.

Në seancën e fundit të Kuvendit ku u votua Qeveria, një deputet opozitar megjithatë vuri re mungesën e njerëzve nga Drenica në kabinetin qeveritar të z.Kurti.

Kujtojmë që komuna e Skënderajit drejtohet nga z.Bekim Jashari, ndërsa komuna e Drenasit nga z.Ramiz Lladrovci i PDK-së. /Periskopi

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu