Në Kosovë janë paraqitur edhe 4 raste të reja me COVID-19 apo të njohur ndryshe me koronavirus, kështu duke shkuar në 9 numri i të prekurve gjithsej .

4 raste të reja me koronavirus janë paraqitur sot, 3 nga Malisheva e një për herë të parë nga komuna e Podujevës.

Nga Klinika Infektive e Kosovës ka folur doktori Shemsedin Dreshaj, i cili ka thënë se gjendja e 9 pacientëve me koronavirus është stabile, por gjendja e 77 vjeçarit është pak me serioze.

Ai tha se të gjitha këto 9 raste janë pas kontakteve të drejtpërdrejta me personat që kanë COVID-19, ata tani janë në zonat e izoluara të Klinikës Infektive.

“Sot kemi evidentuar edhe 4 raste të reja, pra gjithsej numri ka shkuar në 9 dhe gjendja e tyre është stabile, pra kanë simptoma të lehta klinike të cilat janë lehtë të menagjueshme”, tha Dreshaj.

“Pacientët janë të izoluar dhe janë të vendosur në repartin e izolimit”, tha Dreshaj.

“Përjashtuar këtë të moshuarin 77 vjeçarin i cili është pak në gjendje më serioze, të tjerët janë në gjendjë të mirë shëndetësore”, tha Dreshaj.

“Nga aspekti epidemiologjik që të gjithë janë rastë që kanë ardhur që kanë regjistruar me sëmundjen COVID-19 ose janë rastw të kontaktit drejtpërdrejt”, tha Dreshaj.

Kujtojmë se deri tani tri qytete, ajo e Malishevës, Klinës dhe Vitisë sipas një vendimi të Qeverisë janë shpallur si zona të karantinuara pas paraqitjeve të rasteve me COVID-19.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu