Një veturë është djegur pak orë më parë në Prishtinë, përkatësisht në lagjën ‘Bregu i Dielli’. Policia nuk raporton për të lënduar, derisa shkaqet ende nuk dihen, shkruan Gazeta Metro.

Rasti është konfirmuar për Gazetën Metro nga Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se vetura ka qenë e tipit ‘Renault’ dhe se ka pësuar dëmtime në pjesën e motorit.

“Sonte me datë 09.01.2020 rreth ores 21:00, ne Bregun e Diellit ne Prishtine është raportuar se një veturë e tipit Renault, me targa vendore, eshte duke u djegur. Ne vendin e ngjarjes menjeher ka dale njësia policore, njësia e zjarrfiksve, si dhe eshte njoftuar eksperti i zjarrit”, ka thënë Hoxha.

Tutje, ai ka konfirmuar se policia dhe ekipet e saj po vazhdojnë me procedurat e tjera, si dhe me hetimet mbi shkaqet e djegies së veturës.

“Vetura ka pësuar demtime ne pjesen e motorit. Perderisa, ekipet kompetente jane ne proces te procedurave tjera perfshire edhe hetimin mbi shkaqet e djegies se vetures”, ka thënë ai.

Metro ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes ky vërehen zjarrëfikësit e policia, si dhe banorë të cilët kanë dalur jashtë për të vëzhguar situatën.

Metro ka kontaktuar me policinë rreth këtij rasti, të cilët pas pak do të dalin me një konfirmim./gazetametro.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu