Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht në një motel në fshatin Reqan të Prizrenit.

Burime të Gazetës brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar në polici se është dhunuar në mars të këtij viti, derisa ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.

Në ditën kur e përjetoi këtë tmerr, ajo thotë se kishte qenë duke pushuar në një motel që ndodhet në këtë fshat, kur në dhomë ishte futur një burrë.

Ajo u ka thënë hetuesve policorë se i dyshuari e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Rastin në polici ajo e ka paraqitur dje.

Gazeta mëson se me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu