Janë publikuar detaje të reja rreth vdekjes së futbollistit të Nantes, Emiliano Sala, detaje këto që zbardhin të vërtetën se piloti, David Ibboston mund të ketë kërcyer nga aeroplani në momenti kur ai po rrëzohej.

Sulmuesi Sala, ndërroi jetë vitin e kaluar, ku po udhëton për ta finalizuar transferimin e tij tek skuadra e Cardiff City.

Argjentinasi dhe piloti i tij ndodheshin në aeroplani mbi brigjet e Britanisë së madhe, ku u rrëzua dhe humbi jetën Sala.

Në raportim thuhet se piloti ishte një ekspert i hedhjes nga aeroplani dhe mund t’i ketë shpëtuar rrëzimit, pasi trupi i tij ende nuk është gjetur.

“David Ibboston kishte aftësi të mrekullueshme nga hedhja me parashutë nga aeroplanët, si mund të ndodhë që ai është zhdukur”, ka shkruar Harry Harris.

“Përse nuk ishte trupi i tij në aeroplan kur janë gjetur mbetjet dhe u gjet vetëm ai i Salas?”.

“A kishte arritur piloti të kërcente parasë të rrëzohej aeroplani? Ndoshta ai ka shpëtuar, nëse jo, ku është trupi i tij”, ka shkruar më tej ai.

Kujtojmë se trupi i të ndjerit u gjetë nën thellësinë e 63 metrave nga robotët kërkues./Reporteri.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu