Është raportuar ditë më parë se nga data 25 dhjetor në Qendrën tregtare ‘Viva Fresh Store’ në Prishtinë punëtorët bëjnë nga 11 orë pune.

Një punëtor i kësaj qendre ka dërguar dëshmi se punëtorët punojnë 3 orë më shumë këto ditë, shkruan Inseksonline.

Sipas orarit të “Viva Fresh Store” që ka siguruar IndeksOnline thuhet se më 27.12.2019 punëtorët kanë pasur 1 orë shtesë pune. 

Ndërsa në vikend dhe ditën e hënë e të martë ata do të punojnë tri orë më shumë, se sa që është e lejuar me ligjin e punës.

Pastaj, sipas njoftimit punëtorët do t’i kthehen orarit të zakonshëm.

Në bazë të Ligjit të Punës orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë. Orari i plotë i punës për të punësuarin, i cili është më i ri se 18 vjeç, nuk mund të jetë më shumë se 35 orë në javë.

Me një llogaritje të thjesht, orari i punës të kësaj qendre tregtare zgjat 53 orë për 5 ditët e fundit të vitit.

Punëtori në “Viva Fresh Store” për IndeksOnline ka treguar se ndonëse punojnë jasht orarit atyre nuk u kompensohet asgjë.

Ai ka treguar po ashtu se në qoftëse nuk paraqiten fiks në ora 07:45 rrezikon të dënohetme dy orë punë pa pagesë.

Ndërsa këtyre punëtorëve u takon një ditë pushim për festën e Vitit të Ri, më 1 janar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu