Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit, i cili sot kërkoi falje për mos heqjen e pjesshme të taksës me SHBA-të dhe mos respektimin e këshillave për koronavirus, gjatë seancës së djeshme të Kuvendit ku nuk u respektua distanca prej 1 metre.

Ajo ka shkruar në Facebook se Kurti duhet të kërkoj falje për mashtrimin ndaj qytetarëve dhe për prishjen e raporteve me ShBA-të, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Në situata përballjesh me jetën, kur humaniteti vihet në sprovë, dedikimi dhe përulësia janë dy tiparet që njerëzit veçojnë.

Në këtë betejë për kujdesin ndaj jetëve të njerëzve, ku të gjithë kanë sytë nga heronjtë e vërtetë me mantela të bardhë, kryeministri provon të fitojë pak protagonizëm duke menduar të shpërfaq përluësinë e tij prej “lideri”, në mungesë të detyrës së tij primare, të dedikimit për të menaxhuar krizën.

Ai sot u kërkoi dy herë falje qytetarëve.

Njëherë pse nuk e mbajti premtimin për heqjen me kohë të taksës ndaj mallrave serbe dhe tjetrën pse nuk arriti të diciplinojë deputetët, as vetën, të respektojnë masat e ndërmarra nga Komisioni i tij për mbrojtjen nga përhapja e coronavirusit.

Unë, si përfaqësuese e qytetarëve në institucionin më të lartë shtetëror, Kuvendin, kam vetëm një kërkimfalje.

Që në këtë sfidë për ruajtjen dhe kujdesin e jetëve të njerëzve, pas syve tanë u kontrabandua një çështje që nuk e kishim hamendësuar; si të dialogojmë me Serbinë (Rezolutën për Dialogun me Serbinë).

Kur ne besuam se u ftuam të kërkonim zgjidhjen më të mirë për buxhetin publik dhe fondet për luftimin e përhapjes së coronavirusit, Qeveria e “dedikuar” me “përulësinë” e saj, në mënyrën më tinzare tradhtoi besimin e deputetëve për ta tejkaluar shqetësimin real të vetin, dialogun me Serbinë.

Ky keqpërdorim flagrant i emergjencës në të cilën ndodhemi, për t’i kontrabanduar në mesnatë, pa një debat parlamentar, çështjet politike të interesit kombëtar, është i vetmi tregues real i paskrupujve të kësaj Qeverie.

Vërtetë qytetarët kanë nevojë për dy kërkimfaljet e kryeministrit. Por, jo për këto dy kurrsesi.

Kryeminstri duhet t’u kërkojë falje qytetarëve që mashtroi me ndjenjën e tyre në këtë klimë solidariteti për të kamuflluar dhe kontrabanduar interesin e tij politik si dhe sanksionimin e tyre nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit të palëkundshëm të qytetarëve të Kosovës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu