Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati ka folur në lidhje me marrëveshjen e mundshme LDK-LVV.Murati ka theksuar se LVV-ja nuk insiston në poste e ministri por synon të bëjë një qeveri funskionale .Ai më tutje shprehet se dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe shkruan Murati raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.
Por për shkak të funksionit që ato poste bartin, e që janë kruciale drejt përmbushjes së obligimeve që kemi marrë karshi votuesve.

Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërtetua me emrat e kabinetit Kurti.Synimi ynë është që të krijojmë një qeveri e cila është funksionale dhe nxjerr vendin nga humnera.

Çdo ngutje dhe lëshim pe në këtë aspekt, e zhbën edhe vetë qëllimin e fitores së 6 tetorit.E kuptoj se shumë prej jush e prisni me padurim krijimin e qeverisë së re. Të gjithë po e presim.Por nuk duhet që dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu