Infektologu në Klinikën Infektive në QKUK, Valbon Krasniqi, në një prononcim, ka folur për gjendjen e të prekurve me Covid-19, i shkaktuar nga virusi Korona.

Ai tha se aktualisht në këtë klinikë janë të shtrirë 9 persona dhe se gjendja e tyre është stabile.

“Gjendja e pacientëve është stabile. Ne i kemi 9 pacientë të shtrirë me Koronavirus në Infektivë, gjendja e tyre është stabile, raste të dyshuara kemi çdo ditë”, tha Krasniqi për Front Online.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Arbën Vitia, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se deri më tani janë konfirmuar 13 raste të të prekurve me Koronavirus.

Personat e prekur janë nga Komuna e Malishevës, Vitisë, Podujeva, dhe Klina.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu