Biri i Cristiano Ronaldos ishte i befasuar kur e pa shtëpinë e babait të tij në Lisbonë, ku kishte jetuar si i ri.

Ylli i Juventusit mori birin e tij, Cristiano Ronaldo Jr, në shtëpinë e vjetër ku kishte qëndruar sa ishte pjesë e Sporting Lisbonës, raporton Periskopi.

Ngritja e Ronaldos ishte shkallë-shkallë. Jeta që e bënte dikur është krejt në kontrast me jetën që e ka tani.

34-vjeçari është hapur edhe më shumë për fëmijërinë e tij në Madeira gjatë një interviste me Piers Morgan në ITV.

Me pak ose fare para, Ronaldo do të shkonte në McDonald’s dhe do t’u përgjërohej për një hamburger.

Dhe ai tani është i dëshpëruar ta gjejë Ednan, punonjësen e McDonald’s e cila e ushqente atë me të mbeturat.

“Ne ishim paksa të uritur. Kishim një McDonald’s afër stadiumit, ne trokitëm në derë dhe pyetëm nëse ka hamburgerë,” tha Ronaldo.

“Aty ishte gjithmonë Edna dhe dy vajza të tjera. Kurrë nuk i kam gjetur më.

“Kam pyetur njerëzit në Portugali, ata e mbyllën McDonald’s, por nëse kjo intervistë më ndihmon t’i gjej, do të isha i lumtur.

“Dua t’i ftoj ato në Torino ose Lisbonë dhe të hamë darkë së bashku sepse dua t’iu jap diçka në këmbim.”

Na duhet urgjentisht ta gjejmë Ednan.

Një ribashkim i Ronaldos dhe zonjat e McDonald’s do të ishte fantastike.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu