Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë më së shumti ndjekës nga yjet e Kombëtares së Zvicrës, shkruan media zvicerane “20 min.” 

“Një postim nga Shaqiri ka vlerë reklamuese mbi 110,000 franga.

Mbi 2.6 milion njerëz e ndjekin Xherdan Shaqirin në Instagram. Kjo e bën lojtarin e Liverpoolit numër 1 midis yjeve të Kombëtares. 

Pas tij, kapiteni Granit Xhaka gjithashtu sjell mbi 2 milion. Ricardo Rodriguez zë vendin e tretë, megjithatë, ka “vetëm” nën 400,000 ndjekës.

Agjencia zvicerane e reklamave “Gamned”, ka llogaritur në një studim se sa duhet të vlejë një postim nga lojtarët e ekipit tonë kombëtar duke marrë parasysh arritjen dhe ndërveprimet e tyre.

Një postim i vetëm në Instagram nga Xherdan Shaqiri ka vlerë reklamimi prej rreth 121,000 dollarë (mbi 110,000 franga).

Një postim nga Xhaka kushton rreth 99,000 franga. Ata ndiqen nga portieri Yann Sommer dhe sulmuesi Haris Seferoviq me rreth 19,000 franga.

Në fund të kësaj renditje është i sapoardhuri në Kombëtare, Jordan Lotomba. Postimet e tij vlejnë rreth 1100 franga”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu