Një 21-vjeçar nga Elbasani është njëri prej ngasësve të automjeteve që janë ndëshkuar nga Policia Rrugore në 24 orët e fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se ai po lëvizte me 209 km/orë në tunelin Kërrabë-Elbasan.

Po ashtu, policia tha se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 shoferë nga të cilët 5 për ngasje në gjendje të dehur dhe 6 për mungesë të patentë-shoferit.

Gjithashtu janë pezulluar gjithsej 74 patentë-shoferë për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ngasje nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur gjithashtu mbi 3 mijë gjoba, nga të cilat pjesa më e madhe për shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të telefonit dhe mospërdorim të rripit të sigurisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu