Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës ku tha se janë të pafajshëm grupi “Pronto”, është shkelur premtimi i Joe Bidenit dhe Amerikës.

Kështu thotë profesori dhe juristi Vigan Qorrolli, i cili thekson se, gjatë vizitës në Kosovës, Biden, i cili aktualisht është në garë për president të Amerikës, ka thënë se, lufta kryesore në Kosovë duhet të orientohet ndaj “dukurisë së pandëshkueshmërisë”.

Qorrolli thekson se, këtë amanet të shtetit amerikan e përligji Gjykata Themelore e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Joe Biden, aktualisht ne gare per t’u bere president i Amerikes, aso kohe zv/president i Obames, ne viziten e tij ne Prishtine me 17 gusht te vitit 2016 — pati thene qe lufta kryesore e kosovareve duhet te orientohet ndaj “dukurise se pandeshkueshmerise.”

Kete amanet te shtetit amerikan sot e perligji Gjykata Themelore e Prishtines.

Secili Raport i Progresit i Komisionit Evropian, qe prej vitit 2010 e kendej — gjyqesorin e Kosoves e vlereson si te “paafte dhe te pagatshem” ne adresimin e luftes kunder korrupsionit dhe krimit.

Kosove, deri kur do t’i durosh burrat dhe grate e paafte e te kapur prej (para) politikes?!

Crazy State, Captured State!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu