Für Bernard Challandes und den Kosovo ist es ein steiniger Weg an die EM 2020

Kosova është në kërkim të ëndrrës për të shkuar për herë të parë në Kampionatin Evropian të futbollit. Skuadra dardane do të përballet me Maqedoninë e Veriut në “Play Off” të Evropianit.

Besimi te tifozët shqiptarë për një kualifikim të mundshëm është i madh dhe natyrisht forca që Kosova ka futbollistë që mund të bëjë diferencën për të realizuar këtë ëndërr.

Pas Evropianit, përzgjedhësi Bernard Challandes me shumë gjasa nuk do të jetë më trajner i Kosovës. Diçka të tillë, ai e ka konfirmuar në një intervistë të dhënë për “Zëri”, aty ku shprehet se mosha është faktor dhe mund ta shtyjë që të tërhiqet nga ekipi i Kosovës dhe të mbyllë karrierën.

“Kualifikimi nuk është ëndërr vetëm për ekipin, por edhe për mua si trajner. Nuk e di të ardhmen time. Në vitin 2020 mbushi 69 vjeç dhe e di se sa energji duhesh të kesh në këtë detyrë. Ndoshta mund të jetë Kampionati Evropian përfundimi i karrierës time. Kam mësuar në jetë që në shumë situata të mos planifikosh, sidomos në futboll, pasi është i paparashikueshëm”, ka thënë Challandes.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu